Nga deti në mal; arsyet se pse Shqipëria është vendi më i bukur në botë
Nga deti në mal, nga kalatë te sitet arkeologjike e deri të tavolina e shtruar: zbulojmë se çfarë e bën Shqipërinë një nga vëndet më të bukura në botë. Kur duam të largohemi nga përditshmëria, fokusohemi të tokat e huaja dhe ekzotike duke harruar vendint tonë. Ndërkohë që Shqipëria është nje vend i mrekullueshëm, plot me histori, biodiversitet, shije që të lenë pa mend dhe peisazhe që të heqin frymëmarrjen duke të dhuruar emocione të pafundme. Nuk jeni të bindur ? Ja arsyet se pse Shqipëria jonë e vogël është një nga vendet më të bukura në botë që duhet të duam më shumë.
-Sitet e Unescos! Shqipëria mund të mburret me plot 7 pasuri të trashëgimisë kulturore, natyrore e shpirtërore të cilat janë vendosur në listën e trashëgimisë botërore. Butrinti një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, Gjirokastra ku ndodhet kalaja më e vjetër në gjithë Ballkanin.
Berati dhe Kodikët e Beratit ose dorëshkrimet me rëndësi të veçantë historike për fillimet e letërsisë biblike. Liqeni i Ohrit më i thelli në Ballkan është një tjetër ekosistem që përmban më shumë se 200 specie, duke përfshirë këtu dhe koranin.
Lista nuk mbaron këtu, sepse kemi dhe lumin e Gashit që nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë ndodhet në parkun Kombëtar të Valbonës, në rrethin eTropojës, larg zonave të banuara.
Në fund, por jo për nga rëndësia kemi Rracjën, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë pranë zonës së Librazhdit që përfshin pyje ahu dhe një nga vendet e pakta ku ndodhet rrëqebulli ballkanik. Nuk mund të mos përmendim iso-polifoninë, një mënyrë e të kënduarit e trashëguar në breza, e shpallur në vitin 2005 si trashëgimi gojore dhe shpirtërore e njerëzimit e përfshirë në listën e 50 atraksioneve më tërheqëse të popujve në botë.
-Ushqim çfarë pasioni! Luftëtarë, klerikë, por dhe gastronomë dhe shijedashës: kjo është Shqipëria që na pëlqen dhe që miklon gjithë botës. Një vend që falë biodiversitetit që e karakterizon, të lejon të shijosh mijëra versione të pjatës së njëjtë. Mendoni për byrekun dhe qindra recetat dhe mënyrat e ndryshme të gatimit të tij. Mish, peshk, fruta, perime, agrume, shije mesdhetare, por dhe ballkanase, një miks kulturash të shprehuar bukur dhe në artin e kulinarisë, me ushqimet tipike por dhe te huazuara.
Vende historike – muzetë Arti dhe kultura shqiptare zgjaten nga antikiteti deri në ditët e sotme e shpesh i është dashur të mbijetojnë në kushte mjaft të vështira. Sot trashëgimia kulturore e vendit mund të përshkohet brenda muzeve, po edhe përmes shëtitjeve në parqet e mrekullueshme arkeologjike apo në rrugicat mesjetare.
Muzeu arkeologjik i Durrësit një thesar që nuk lodhesh së eksploruari, Muzeu i armëve me armatimet historikë që të krijojnë nostalgji, Muzeu etnografik i Kukësit, Onufri Muzeu Kombëtar ikonografik në Berat, janë disa nga vendet e zjarrta që duhen parë, sidomos nëse jeton në Shqipëri.
Biodiversitet i tokës dhe parqeve natyrale Ujëvara, laguna, liqene, male, kodra, fusha, kafshë dhe bimë të ndryshme. Shqipëria është një sënduk biodiversiteti, që lexohet në tavolinë, në dialekte dhe në itineraret e ndryshme për pushim. Ndonëse me vetëm 28. 748 km Shqipëria jonë të ofron çdo herë një udhëtim të ri. Ka vende për ata që duan malin dhe ecjet në mal, ka për ata që duan detin, më gurë apo me rërë, ka liqen, ka lumë, ka fusha të gjera më lule.
-Fauna dhe flora shqiptare janë të pasura falë dhe zhvillimit të ngadaltë urban që Shqipëria përjeton. Riviera Shqiptare Riviera shqiptare vitet e fundi është kthyer në një nga destinacionet e preferuara evropiane, për shkak të plazheve të paeksploruara. Me ushqim të freskët deti, natyra miqësore dhe plazhe të bukura që ofrojnë laguna, guraleca, shkëmbinj por dhë rërë për ata që kanë fëmijë të vegjël. Shëngjin, Lezhë, Durrës, Plazhi i Gjeneralit, Vlorë, Vuno, Himarë, Sarandë, nga jugu në veri, Shqipëria është e gjitha e buku; e kaluara dhe e tashmja të gjitha bashkë në një miks multikulturor.
-Peisazhe piktoreske dhe bizhu të pazbuluara, kështu do e pershkruaja Shqipërinë tonë dhe detin e saj. Të gjithë në mal “Malet e Shqipërisë dhe ju o lisat e gjatë”, po sepse nëse ka diçka që në Shqipëri nuk mungon, ato janë malet. Jo të gjitha janë të larta, jo të gjithë kanë borë, por padyshim që mund të plotësojmë dëshirat tona për lartësi. Për më tepër kulturat e çmuara zhvillohen midis majave, të mbrojtura nga banorët e komunave malore, të cilët sot më shumë se kurrë duhet të mbrohen nga problemi i shpopullimit. Falë cilësisë së mjedisit dhe bujtinave lokale në malet shqiptare përjetohet me të vërtetë mundësia e rigjenerimit Arkeologjia Territori i Shqipërisë, për shkak të pozicionit të favorshëm në pellgun e Mesdhetu, ruan në brendësi një numër të konsideruëshem të pikave arkeologjike të cilat janë dëshmi të qytetërimeve të lashta dhe të qytetërimit tonë. Këto pika janë të shtrira nga veriu në jug duke qënë destinacione të rëndësishme turistike. Durrësi që daton që në shek e V.
LEXO TE NGJASHME