Peshkatarë, spektakël delfinësh e zhytës në momente relaksi, foto mahnitëse në ujërat e kaltra të kanalit të Korfuzit
Bregdeti i jugut ka marrë një pamje të mrekullueshme këto ditë të nxehta vere. Në gjirin e Ftelesë që ndodhet në kanalin e Korfuzit nga një anë janë delfinët që dhurojnë spektakël dhe në anën tjetër janë peshkatarët me varkat e tyre. Ujërat e kaltra në bregdetin e jugut janë të pakrahasueshme me asgjë tjetër, prandaj shumica e pushuesve zgjedhin atë destinacion për të kaluar momentet e relaksit pas një viti të lodhshëm. Përveç qenieve magjepsëse siç janë delfinët, disa zhytës po shijojnë ujin në në gjirin e Ftelesë afër Ksamilit për tu freskuar pas kësaj vape të tmerrshme që ka prekur gjithë vendin.
Peshkatarë nuk ka vetëm në kanalin e Korfuzit, por edhe në hyrjen e kanalit të Vivarit afër Butrintit historik. Me grepa e rrjeta ata përpiqen që të ‘kapin’ jetën e pamasë ujore, shumë herë më e pasur se sa ajo mbi tokë.
LEXO TE NGJASHME