Këshilla e psikologes: Veprimi që duhet të bëjnë nënat e reja për të "shpëtuar" nga depresioni pas lindjes
Shtatzënia është periudha më e ëmbël dhe e bukur në jetën e një gruaje. Njëkohësisht, kjo periudhë shoqërohet me një sërë ndryshimesh fizike dhe psikologjike për nënën e ardhshme, që në disa raste mund të shkaktojë stres dhe ankth.
Vlerësohet se depresioni pas lindjes prek rreth 10% të grave rreth një javë pas lindjes por vetëm 50 % e tyre ndjejnë nevojën për ndihmë mjekësore. Ky crregullim karakterizohet nga një gjendje jo e mirë emocionale duke u shoqëruar me luhatje të shpeshta humori, pagjumësi, humbje e oreksit, ndjenja ankthi, ataket e panikut (gjendje ankthi shumë e fortë) etj.
Depresioni pas lindjes mund të ndikojë në aftësinë e nënës për t’u kujdesur për beben e saj dhe në zhvillimin e një lidhjeje pozitive me foshnjën.
Mirëpo, cfarë e shkakton atë?
Shkaqet e depresionit pas lindjes nuk janë fort të qarta, por duket se gratë janë më të ndjeshme psikologjikisht ndaj problemeve, gjatë javës dhe muajit të parë pas lindjes. Simptomat mund të shkaktohen nga ndryshime të mëdha të niveleve hormonale që ndodhin në dy javët e para pas lindjes. Ato mund të shkaktohen edhe nga privimi me gjumë dhe stresi i të paturit një fëmijë të porsalindur. Kategoritë më vulnerabël janë ato nëna të cilat kanë një shtatzani të paplanifikuar, pa ose me mbështetje të ulët sociale, apo që vijnë nga familje me një prind etj.
Cili është trajtimi i këtij problemi?
Psikologu ofron mbështetje psikologjike duke përfshirë elemente të të kuptuarit për të mbështetur ndërtimin e lidhjes mes nënës dhe foshnjës, ndihmon nënën të menaxhojë emocionet, të përjetojë sa më qetë periudhën e shtatzënisë dhe më tej kohën pas ardhjes në jetë të të porsalindurit.
Përmes trajtimeve të duhura, simptomat e lehta të depresionit post-partum mund të mund të zhduken brenda një periudhe një javore.
Ndërkohë, për shqetësime më të zgjatura rekomandohet këshillim psikologjik & psikoterapi.
Në raste më të rënda është i nevojshëm trajtimi më intensiv në kushte spitalore. Sabina Tahsimi /Psikologe
LEXO TE NGJASHME