poste-online-sherbime-postare-

BS COMPANY

 RRUGA MUHAMET DELIU, TIRANE


 +355697546553

 benitosimoni07@gmail.com  

E Hënë       08.00 - 20.00

E Martë      08.00 - 20.00

E Mërkurë  08.00 - 20.00

E Enjte       08.00 - 20.00

E Premte   08.00 - 20.00

E Shtunë    08.00 - 20.00

E Dielë       08.00 - 20.00

BS COMPANY - Posta juaj ne duar te sigurta !

BS Company është një kompani modeme dhe dimamike, e specializuar në transportin e mallrave brenda territorit të Shqipërisë për klientë të tretë. E krijuar mbi parimet e besueshmërisë, përkushtuat dhe shërbinut cilësor, BS Company garanton që çdo pako apo produkt të mbërrijë në destinacion në mënyrë të sigurt, të paprekur dhe në kohë rekord.
 
Misioni ynë është të ofrojmë më shërbim transporti të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt, duke ndihmuar bizneset të fokusohen në zhvillimin e tyre, ndërsa ne kujdesemi për shpërndarjen. Me një staf të trajnuar, mjete moderne dhe një filozofi pune të përqendruar tek klienti dhe besim, BS Company është partneri juaj ideal për shpërndarjen e mallrave në çdo qytet të Shqipërisë.
 
Per me shume informacione na kontaktoni!

- Transport i mallrave brenda vendit

- Marrje e pakove në vendin e biznesit dhe dorëzim te klienti fundor

- Dorëzim brenda 24 orëve

- Shërbim dorëzimi të shpejtë (Express)

- Shërbim kthimi Magazinim i përkohshëm i pakove

- Partneritet për biznese me volum

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by florjan alla (@flori_official_)

LISTA E ÇMIMEVE

Sherbimi Tarifa
Vlera standarde për çdo pako  
300 Lekë
Pako me peshë mbi 4 kg 500 Lekë
Shërbimi Express  Sipas marrëveshjes
Kthimi i pakove të refuzuara/te padorëzuara 300 Lekë
Magazinim i përkohshëm Me tarifë të dedikuar sipas marrëveshjes
Oferta promocinale: Për çdo 7 pako të dërguara nga një biznes
1 pako me çmim shërbimi transporti 0 Lekë

 

KUSHTET E TRANSPORTIT

- Afati i dorëzimit: Dorëzimi i pakos bëhet brenda 24 orëve nga momenti i pranimit në dorëzim.

- Dëmtim apo humbje: Në rast dëmtimi ose humbjeje së pakos apo produktit gjatë transportit, BS Company mban përgjegjësi financiare dhe do të kompensojë vlerën e produktit.

- Konfidencialiteti dhe siguria e pakos: BS Company nuk kryen hapjen apo inspektimin e pakove gjatë procesit të transportit, përveç rasteve kur një veprim i tillë kërkohet nga ligji ose urdhërohet nga organet kompetente shtetërore,

- Ndryshimi ose anulimi i Porosisë: Çdo kërkesë për ndryshim apo anulim të një porosie duhet të bëhet përpara fillimit të procesit të transportit. Pas nisjes së dërgesës, BS Company nuk mban përgjegjësi për ndalimin, modifikimin apo anulimin e saj, dhe klienti mbetet përgjegjës për pagesën e shërbimit të transportit të kryer deri në atë moment

- Rikthimi i Pakos për Shkak të Mospërgjigjes së Marrësit (klient fundor): Nëse marrësi nuk pranon ose nuk tërheq pakon brenda 5 ditëve kalendarike nga moment i njoftimit për dorëzim, BS Company e konsideron pakon si të padorëzuar dhe procedon me rikthimin e saj tek dërguesi. Në këtë rast, kompania mban të drejtën për të përfituar vlerën e plotë të shërbimit të transportit, pavarësisht nëse dorëzimi final është realizuar apo jo.

- Kthimi i Pakos me Kërkesë të Marrësit (klient fundor): Në rast se marrësi kërkon kthimin e pakos tek dërguesi për shkak të pretendimeve lidhur me përmbajtjen apo cilësinë e produktit, BS Company ofron shërbimin përkatës kundrejt një tarifë të veçantë, lë përcaktuar në përputhje me marrëveshjen ndërmjet palëve.

- Kushtet e Pagesës Pagesat për shërbimin e transportit realizohen në mënyrë të paracaktuar sipas marrëveshjes me klientin dhe me mundësi faturimi mujor për bashkëpunime të rregullta.

- Marrëveshje për Biznese me Volum të Rregullt. Për klientët që realizojnë dërgesa të shpeshta dhe në sasi të konsiderueshme, BS Company mund të ofrojë kushte të personalizuara, si tarifa të reduktuara, trajtim prioritar në dorëzim, menaxher të dedikuar dhe skema fleksibel faturimi. Këto kushte zhatohen vetëm mbi bazën e një marrëveshjeje të veçantë të lidhur ndërmjet palëve

*Kushtet e mesiperne mund te detajoben më tej përmes marreveshjeve specifike në përputhje me nevojat e klientit

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.