Çmenduri në Tik Tok, përdoruesit shpenzuan 10 mld dollarë për të kënaqur influencerët

Screenshot 12 20 2023 4 36 13 PM

Dhjetë miliardë dollarë! Kjo është shuma që përdoruesit në të gjithë botën kanë shpenzuar në TikTok duke e bërë këtë aplikacionin e parë – që nuk është lojë – i cili arrin këtë nivel të ardhurash. Pritet që shumë shpejt të bëhet aplikacioni me fitimet më të larta.

Në një raport të fundit të “data.ai” renditen edhe katër aplikacione lojërash që kanë arritur këto shifra të ardhurash: Candy Crush Saga, Honor of Kings by Tencent, Monster Strike dhe Supercell’s Clash of Clans.

“TikTok është pranë momentit historik për t’u bërë aplikacioni me fitimet më të mëdha të arritura ndonjëherë. Parashikohet që ato të shkojnë në 15 miliardë dollarë në vitin 2024. Përdoruesit e këtij aplikacioni shpenzojnë 11 milionë dollarë në ditë”, tha Lexi Sydow, drejtuesja e data.ai, teksa prezantoi raportin e fundit.

Të ardhurat e TikTok-ut vijnë nga përdoruesit që blejnë dhurata për influencerët në këtë rrjet social, i cili më pas mban 50% të kësaj shume, ndërsa pjesa tjetër i kalon përdoruesve.

Por nuk janë vetëm këto, pasi të ardhurat gjenerohen edhe nga reklamat. Në raport theksohet se dy aplikacionet e tjera që nuk janë lojë, Tinder dhe YouTube kanë arritur nga 2 deri në 3 miliardë dollarë ndërsa po mbyllet viti 2023.

Edhe pse ka arritur në shifra të tilla, TikTok është mbyllur në disa shtete, pasi janë ngritur dyshime për vjedhje të të dhënave, por edhe për varësi të përdoruesve, të cilat më pas sjellin dëmtime në shëndetin mendor, por këto pretendime janë mohuar kompania në pronësi të “ByteDance” në Kinës.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.