Tre mrekullit e "Nënës Natyrë"
Sot është krejtësisht normale dhe e pranueshme për të marrë një foto dhe për ti shtuar asaj mbi më shumë se 20 filtra dhe rregullime, për ta shfaqur më pas në profilin tonë në Instagram apo facebook. Por nëse ndodhesh në "Pyllin e pafund" të Rusis, ta garanon vet natyra filtrimin, pa i shtuar asaj grimcën e photoshop'it. Nëse keni në plan një udhëtim largë zhurmës, shkoni në "Pyllin e pafund" aty ke qetësi sa të duash.
Pellgu Blu "Aoiike" shtrihet pakë km largë qytetit të nxehtë të Shirogane, Onsen. Pellgu Blu mori këtë emër për shkak të ngjyrës së thellë blu që krijohet për shkak të mineraleve natyrore që treten në këtë pellg. Ky vënd nuk është promovuar as edhe një herë më parë si një vend turistik deri pak vitet më parë. "Pellgu Blu" është bërë pjesë e sistemit të monitorimit të erozionit për të parandaluar dëmtimin e tij në rast të një shpërthimi nga mali Tokachidake.
Senegali është shtëpia e liqenit "Retba", ndryshe "Lac Rose", emër që ju vu pikërisht për ngjyrën e saj rozë natyrale . Për shkak të përmbajtjes së lartë të kripës në këtë liqen, uji i tij ka kushtet perfekte për jetesën e një lloj të caktuar të mikroalgave të quajtur "dunaliella". Prania e këtyre porganizmave është ajo që i jep liqenit ngjyrën e saj rozë. Një teori paksa e ndërlikuar për ti hyrë në detaje. Gjithsesi besoj se në këtë liqen, "Nënë Natyra", ka treguar anën e saj femërore!
LEXO TE NGJASHME