Pese gjera qe nuk duhet t’i beni kur udhetoni ne keto qytete
Një shprehje e vjetër thotë, “Kur jeni në Romë, bëni siç bëjnë romanët”. Pra, kur udhëtoni jashtë vendit, duhet të bëni kujdes të respektoni rregullat e atij qyteti. Është e rëndësishme të informoheni për gjërat e ndaluara, në mënyrë që të jeni të sigurt dhe të mos krijoni polemika.
Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni disa rregulla që nuk duhet të shkelni kur udhëtoni jashtë vendit:
1.Bakshishet në Japoni
Nuk është e detyrueshme të lini bakshishe në Japoni, madje në disa raste konsiderohet edhe diçka e pasjellshme nëse e bëni. Ata paguhen për çdo shërbim dhe bakshishi i tyre është i vendosur në fund të faturës.
2.Ndarja e faturave në Francë
Konsiderohet diçka jo e sofistikuar, kur bëhet fjalë për ndarjen e faturës në Francë. Kjo për shkak se ata nuk duan të flasin fare për para. Sidoqoftë, nëse jeni një grup i madh, me siguri mund të vendosni paraprakisht për ndarjen e faturës.
3.Përshëndetja me dorë në Greqi
Për grekët, ekspozimi i dorës është më shumë një fyerje, sesa një përshëndetje. Për ta është si të thuash “unë të refuzoj”.
4.Fotografimi pa marrë leje në Emiratet e Bashkuara Arabe
Ky konsiderohet një krim, sipas ligjeve kibernetike të vendit. Mund të dënoheni me burg deri në 6 muaj, sidomos nëse fotot publikohen në rrjetet sociale.
5.Shmangia e radhës në Australi
Mos mendoni të kaloni pa radhë nëse ndodheni në Australi dhe Angli, pasi në këto vende respektohet në maksimum radha për të kryer një shërbim.
LEXO TE NGJASHME