Mendonin se shëronte Covidin, bllokohen vizitat në liqenin rozë

1 65 770x433 1 750x430

Liqeni Kobeytuz në në lindje të kryeqytetit të Kazakistanit, është një ndër më të rrallët në botë. Ai ka një ngjyrë rozë, falë disa algave që rriten në baltën poshtë tij, dhe kjo e ka kthyer në vite, në një një prej vendeve më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj. Megjithatë autoritetet vendase janë detyruar të bllokojnë hyrjet.

Kjo pasi, disa lajme mbi efektet kuruese të kripës së ujit të liqenit, dhe që nisën të qarkullonin në qershor dhe në korrik, u morën seriozisht nga shumë njerëz.

Ata u dyndën masivisht drejt liqenit për të shpëtuar nga pandemia, dhe disa madje merrnin baltën duke e shitur me shishe online, si ilaçi kundër Covid-19.

Sipas autoriteteve, liqeni ka pësuar dëme të shumta për shkak se sistemi ekologjik atje është tepër i brishtë.

Sipas tyre do të duhen, 10 deri në 15 vite që gjërat të rikuperohen.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.