Ujevara perrallore ne Gramsh, vetem 65 km nga Tirana
Ujëvara e Sotirës është një mrekulli e natyrës shqiptare që ka nisur të frekuentohet gjithnjë dhe më shumë nga turistët vendas dhe të huaj.
Ajo gjendet rreth 65 kilometra nga Tirana, dhe 16 kilometra nga qyteti i Gramshit.
Për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth 45 minuta në këmbë, ecje e barabartë me një shtëtitje pasi terreni është i lehtë dhe mund të frekuentohet nga të gjitha moshat.
Ky spektakël i natyrës shqiptare ndodhet në një zonë shumë të lehtë për tu vizituar dhe është vendi idel për piknik ose barbecue, e rrethuar nga gjelbërimi dhe hijeshia që i jep mali i Tomorrit do t'ju bëjë që të shkoni përsëri.
Ujëvara rrjedh nga një shkëmb me lartësi rreth 100 metra dhe uji vjen nga liqenet akullnajore në malin e Tomorrit.
Në këtë destinacion që çdo fundjavë frenkuentohet nga qindra persona mund të shkohet nëpërmjet intenerarit Tiranë-Gramsh-Ujëvara e Sotirës dhe rruga do tju çojë dhe buzë liqenit të Banjës i cili ka pamje shumë piktoreske.
LEXO TE NGJASHME