Media italiane: Shqipëria, panoramat piktoreske të plazheve më të bukura

00.5auto Shqiperi1 650x3501521310932

“Shqipëria është destinacioni i turizmit europian”, me këto fjalë e nis shkrimin Francesca Masotti në “Corriere della Sera”. Gazeta italiane i përshkruan plazhet shqiptare si një nga destinacionet më të bukura të turizmit europian. Media fqinje shkruan më tej për kështjellat e vendit tonë dhe për panormat piktoreske që të lënë pa frymë.

Pjesë nga shkrimi i plotë:

Ujëra të kaltër, rërë e imët dhe plazhe shkëmbore. Ky është vendi mesdhetar, kështjellat me pamje nga deti dhe panorama që të lënë pa frymë. Janë plazhet më të bukura të Shqipërisë, një destinacion i ri për turizmin europian.

Shqipëria ka vendet ideale për një pushim në diell, det dhe qetësi. Nga plazhet e gjata ranore të bregut të Adriatikut deri në gjiret e gurëve të fshehur përgjatë bregdetit Jon.

Qoshe të vërteta parajse ndodhen vetëm dy hapa larg Italisë. Është Kepi i Rodonit, një orë larg nga kryeqytetit, Tirana dhe më në jug ndodhet plazhi i Drimadhës, i ndarë në dysh nga një formacion shkëmbor.

Në jug të Shqipërisë është Ksamili, i quajtur “perla e Jonit”. Arritja e tyre nuk është gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë është një aventurë por shumë prej destinacioneve janë pothuajse të padukshme.

Më poshtë kemi një galeri me plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë nga veriu në jug, për t’u mbajtur mend dhe për të organizuar pushimet e verës gjatë këtij viti, nëse ende nuk e keni darë mendjen ku do të shkoni.

LEXO TE NGJASHME

0.98 turizem shqiperia

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.