VIDEO/ 'The Telegraph': Berati mes 30 qyteteve më të bukur në Europë

berati

E përditshmja britanike “The Telegraph” rendit Beratin mes 30 qyteteve më të bukur në Europë. Qyteti i një mbi një dritareve është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Qyteti i lashtë  shqiptar i Beratit, është renditur mes 30 qyteteve më të bukura në Evropë.

E përditshmja britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull referuar Shoqatës Japoneze të Agjencive të Udhëtimit, (JATA) për qytetet më të bukura në Europë.

Në listën e 30 qyteteve, renditet edhe Berati në vendin e dytë.

“Mangalemi, në qytetin e Beratit shtrihet në brigjet e lumit Osum dhe është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ka qenë një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, që gjë e dëshmon kështjella e tij”, thuhet në shkrimin e publikuar nga “The Telegraph”.

Qendra urbane e Beratit, reflekton influenca të traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 e.s. Kjo traditë është adaptuar për t’iu përshtatur mënyrës së jetesës së qytetit, me shtëpitë e vendosura në shpate me planimetri kryesisht horizontale dhe që përdorin gjerësisht dritën natyrore.

 

LEXO TE NGJASHME

0.98 turizem shqiperia

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.