space

Shehaj flet pas përplasjes fizike me Nokën në Kuvend: Rrugët tona ndahen! U dhunova nga...

 640 0 6764336ad90e0

Agron Shehaj ka njoftuar ndarjen përfundimtare me Partinë Demokratike, pas përplasjeve fizike sot në Kuvend me Flamur Nokën dhe debatin me Gazment Bardhin.

Shehaj pranoi se ka patur komunikime me PD-në, por pas ditës së sotme gjithçka zerohet.

“Garda e komanduar nga Edi Rama, nga kryetarja e Kuvendit e lejoi që kjo të ndodhte në Kuvendin e Shqipërisë. Lejoi që një deputet i opozitës që donte të merrte fjalën për vjedhjen që i ishin bërë shqiptarëve, për një aferë 1.3 mld euro të dhunohej brenda në Kuvendin e Shqipërisë. 

Shqiptarët e gjykojnë vetë. Kur bën një opozitë të vërtetë, kur flet për një vjedhje, të gjithë bëhen bashkë për të ndaluar dhe penguar që kjo gjë të ndodhë edhe në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Shehaj duke komentuar përplasjen e tij fizike me Flamur Nokën në sallën e Parlamentit.

Pyetje: Shënon divorcin përfundimtar me PD?

Agron Shehaj: Kisha një raport që fatkeqësisht u prish. Mesa duket nuk ishin dakord që unë të bëja opozitën e vërtetë, të flisja për aferat e vërteta, një skandal i jashtëzakonshëm, 1.3 mld euro. Me kaq para mund të rriten pensionet, vendoset minimumi jetik.

Ata vendosën që për këtë skandal të mos flitet. Rrugët tona ndahen. Unë kam qëndruar aty prej orës 11 ose 12. Për 3 orë rresht. Atë që nuk e bëri Edi Rama, e bëri një përfaqësues i opozitës që largoi me dhunë nga foltorja një përfaqësues tjetër të opozitës. Nuk u pëlqen që unë flas për oligarkët.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.