Berisha nxjerr datën e protestës së ardhshme: Do jetë më madhështorja, mosbindja civile rruga e vetme

 640 0 67407755e0c3c

Nga konferenca për shtyp, Sali Berisha njoftoi se më 26 nëntor do të jetë protesta e radhës kombëtare e PD.

“Asnjë diskutim që ka kombinim. Sepse gjykata është në varësi të Spakut, që i kontrollon dhe shpërndan foto e materiale për ta.
Pra, këta janë një trupë, një korporatë kriminale që kontrollohen nga krimi dhe Edi Rama.

Shumë evidente ajo që thoni ju! Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria.

Ndaj ftoj shqiptarët me datë 26, marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Ora do të njoftohet. Nuk ka tërheqje. Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë.”- njoftoi Berisha.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.