Izraeli sulmon Iranin, Trump për CNN: U dhashë afat 60 ditë! Njerëzit me të cilët po negocioja vdiqën!

 640 0 684c1c6595c5d

Presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë për CNN se Shtetet e Bashkuara mbështesin Izraelin dhe e quajti sulmin ndaj Iranit shumë të suksesshëm, përcjell A2 CNN. “Sigurisht që ne mbështesim Izraelin dhe e kemi mbështetur si askush më parë”, tha Trump në një telefonatë të shkurtër. “Irani duhet të më kishte dëgjuar kur thashë... nuk e di a e dini, por ju dhashë një paralajmërim 60-ditor dhe sot është dita e 61-të”, shtoi presidenti.

“Tani ata duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të arrijnë një marrëveshje para se të jetë shumë vonë. Do të jetë shumë vonë për ta. Njerëzit me të cilët po negocioja kanë vdekur, ata të vijës së ashpër”, tha presidenti, pa specifikuar se për kë bëhej fjalë.

I pyetur nëse kanë vdekur për shkak të sulmit të Izraelit, Trump u përgjigj me sarkazëm: “Nuk vdiqën nga gripi, nuk vdiqën nga Covid-i”.

Sipas informacioneve të derianishmë, katër figurat kryesore iraniane të vrara nga sulmi i Izraelit janë: Gjeneral Major Hossein Salami – Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Gjeneral Major Mohammad Bagheri – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Ali Shamkhani – Ish-Këshilltar i Lartë për Sigurinë Kombëtare dhe Amir Ali Hajizadeh – Komandant i Forcave Ajrore të IRGC-së.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi pas sulmit se SHBA nuk kishte luajtur asnjë rol, por gjithashtu shprehu mbështetje për Izraelin, që, sipas tij, veproi për vetëmbrojtje.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.