Rëndohet bilanci i tragjedisë ajrore, viktima edhe në godinën ku u përplas avioni i “Air India”
Tragjedia ajrore pranë aeroportit të Ahmedabad merr përmasa edhe më të rënda, teksa autoritetet konfirmojnë se disa persona kanë humbur jetën edhe në tokë, në konviktin e mjekësisë ku u përplas avioni Boeing 787 i kompanisë Air India, me 242 persona në bord.
Sipas burimeve nga vendngjarja, avioni goditi ndërtesën me fuqi të madhe vetëm disa minuta pas ngritjes, duke shkaktuar shpërthim dhe zjarr të përhapur në ambientet e konviktit. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupat e disa viktimave brenda godinës, ndërsa kërkimet vijojnë mes rrënojave për të tjerë të bllokuar.
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc të plotë të viktimave nga bordi i avionit, por burime nga emergjenca flasin për “shumë të vdekur”.
Hetimet janë në vijim, ndërsa zyrtarët lokalë kanë shpallur ditë zie kombëtare në shtetin e Gujaratit.
LEXO TE NGJASHME