Vrasja e Renis Dobrës, Petrit Çakrri e Fatjon Bushgjokaj dëshmi kontradiktore. “Tradhtohen” nga kamerat; para krimit pinë kafe së bashku

Janë pikërisht filmimet e kësaj kamere, si dhe prova të tjera që faktojnë se Petrit Çakrri ka pasur njohje të mëparshme me 3 vëllezërit Bushgjokaj, por dëshmitë e tyre dhënë në hetuesi bien në kontradiktë me njëra-tjerën.
Fatjon Bushgjokaj ka mohuar njohjen me Petrit Çakrrin, por nga ana tjetër ka pranuar se ka lëvizur në disa fshatra të Klosit dhe Burrelit, me pretendimin se do të kryente vjedhje në disa banesa. Dëshmi kjo që bie ndesh me atë të Petrit Çakrrit, i cili ka pohuar se njihej me një nga vëllezërit Bushgjokaj, pasi kanë qenë në burg së bashku.
55-vjeçari Çakrri ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.
Gjithashtu, vijojnë të jenë në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, ndërsa 4 persona të tjerë janë shoqëruar nga policia.
Në një konferencë për shtyp, Policia e Dibrës konfirmoi se 23-vjeçari ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Gjermani që operonte në shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa dyshohet se pazaret e drogës u bënë shkak për vrasjen e tij.
LEXO TE NGJASHME



















