Misteri/ Shkoi në pyll për të prerë dru, por u zhduk në mënyrë misterioze 27-vjeçari 

 640 0 67f3aab9ef2a0

Një 27-vjeçar është zhdukur pa gjurmë teksa shkoi për të prerë dru në pyll në fshatin Kishaj të Hasit. I riu Ajet Lleshi, është larguar nga banesa mëngjesin e djeshëm (6 prill) dhe nuk është kthyer më.

Në mbrëmje familjarët e tij kanë ngritur alarmin në polici dhe pavarësisht kërkimeve në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, nuk është bërë e mundur gjetja e 27-vjeçarit.

Policia po vijon kërkimet për gjetjen e të riut ndërsa iu është bërë apel qytetarëve që kush ka informacion për vendndodhjen e tij të telefonojë në 112. 

Njoftimi i policisë:

Has/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, mbrëmjen e djeshme, janë njoftuar nga familjarë të shtetasit A. Ll., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj, se rreth orës 17:00 kishin humbur kontaktet me 27-vjeçarin, i cili ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll.


Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit A. Ll., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit A. Ll.

Për çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.