SPAK lëshon urdhër kontroll për banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli 

 640 0 67e68f9226fef

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) la lëshuar urdhër kontrolli për banesën e dy motrave, Xhovana dhe Alda Nikolli.

Motrat Nikolli ishin shënjestër e një atentati me tritol më 14 korrik të vitit të kaluar. Fatkeqësisht nga shpërthimi i tritolit në shtëpinë e tyre, u plagos rëndë dhe humbi jetën pas disa muajsh në spital fqinji i tyre, 29-vjeçari Enea Thomaraj.

Autori i kësaj ngjarjeje është identifikuar nga policia, por nuk është arrestuar ende. 

Ndërkohë, pas ngjarjes, njëra nga motrat, Xhovana Nikolli akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin, si personin që urdhëroi vendosjes së tritolit, pasi Dumani njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Nikolli, i arrestuar.

Shpërthimi me tritol po hetohet nga SPAK, së bashku me dosjen e Nuredin Dumanit pasi motrat Nikolli akuzuan të penduarin e drejtësisë, me të cilin njëra prej tyre, Alda, kishte nisur një lidhje. 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.