Shkelma dhe grushta, pacienti dhunon fizikisht tre infermiere në spital
Tre infermiere janë sulmuar fizikisht nga një pacient në një spital në Foggia të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku tre infermieret u goditën nga një pacient që shkoi në urgjencë për shkak të ankthit.
Burri është denoncuar nga policia e cila ka ndërhyrë. Episodi vjen pas sulmit të disa ditëve më parë nga personeli shëndetësor i të njëjtit spital, në repartin e kirurgjisë torakale, nga disa familjarë të një vajze që humbi jetën gjatë një operacioni.
Mjekët dhe infermierët ishin detyruar të barrikadoheshin në një dhomë për t’i shpëtuar zemërimit të të afërmve të së resë.
LEXO TE NGJASHME