Moti të shtunën dhe të dielën në Shqipëri
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër të pozicionuar në Europën lindore dhe masa ajri kontinentale duke sjellë rënie të temperaturave në vendin tonë.
E Shtunë, 04 Shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare, nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 6-8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 13/25°C
Zona e ulët 14/32°C
Zona bregdetare 17/30 °C
Kosova, e Shtunë, dt 04 Shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 28°C .
E Diel, 05 Shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare shtresore deri të dednrua të pasuara nga reshje shiu në veri-lindje dhe Jug-lindje . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 14/24°C
Zona e ulët 16/28°C
Zona bregdetare 20/27 °C/Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME