Vettingu/ Shkarkohet nga detyra prokurori i arrestuar Sali Hasa
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e arrestuar të Sarandës, Sali Hasa. Seanca për Hasën u mbajt dy ditë më parë, por ai kishte refuzuar paraqitjen, madje nuk ishte paraqitur as avokati i tij.
Hetimi për Prokurorin e arrestuar është kryer vetëm për pasurinë. Nga raporti ILDKPKI ka rezultuar se deklarimi nuk është i saktë, ka deklarim të rreme dhe mungesë burimesh.
Po ashtu është vënë re se Prokurori Hasa është ka kryer ndërtim pa leje, në mungesë të plotë dokumentacioni për objektin karabina 130 m2.
Nga analiza ndërtimi në fjalë është vlerësuar 3 milionë lekë, ndërsa ka mungesë të theksuar për burimet financiare për këtë ndërtim prej 2 milionë lekësh.
Po ashtu ka mos përputhje deklarate pasurie për blerjen e tokës në vlerë 400 mije lekë.
“Vlerësimi i pasurisë ku konstatohet se deklarimi nuk është i saktë, nuk ka burime financiare, ka kryer deklarim të rremë. Është bërë objekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2004. Një apartament në Kavajë të cilin e ka shitur, e ka deklaruar të shitur në shumën 1 mln e 500 mijë lekë në 1998. Mungesë dokumentacioni për ndërtimin e një karabinaje.
Nuk justifikon 900 mijë lekë. Ka deklaruar truall 500 m2, për 400 mijë lekë në 1998, që është materializuar në vitin 2001. Ka mospërputhje në deklarimet për shitjen e pasurisë karabina, duke deklaruar vetëm shitjen e sipërfaqen e pronës. Komisioni konstatoi mungesë leje ndërtimi dhe dokumentacioni. Në analizën financiare ndërtimi në fjalë është vlerësuar në vlerën 3 mln e 600 mijë lekë, ndërsa subjekti e ka deklaruar në 2 mln lekë”, thuhet në raport.
LEXO TE NGJASHME