Ja si do të jetë moti ditën e premte/shtune
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër kryesore tëpozicionuar në ishujt Britanikë duke sjellë stabilitet të motit në vendin tonë.
E Premte, 03 Shtator 2021
Moti do të jetë i qëndrueshëm me diell dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7-14 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 12/25°C
Zona e ulët 12/31°C
Zona bregdetare 18/30 °C
Kosova, e Premte, dt 03 Shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 6°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 27°C .
E Shtunë, 04 Shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare shtresore, nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 6-8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 14/27°C
Zona e ulët 16/32°C
Zona bregdetare 20/31 °C/Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME