Pensionet po zvogëlohen/ Të sapo dalët në pension po paguhen gjithmonë e më pak
Për disa vite me radhë, pensionistët po marrin gjithmonë e më pak para.
Në 6 muajt e parë të vitit 2021, dolën në pension 12 mijë persona por ata kanë marrë mesatarisht 14.900 lekë në muaj ose një përqind më pak se sa ata që dolën në pension në vitin 2020.
I njëjti fenomen ishte edhe në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019. Kjo është fatura që po paguajnë pensionistët të cilët punuan gjatë 30 viteve të fundit, në punë në të zezë, në biznese që punojnë me dy bordero. Kjo është fatura që ata po paguajnë për korrupsionin e institucioneve shtetërore që duhet të pengonin punën në të zezë. Tashmë në moshë të madhe, pensionistët tregojnë se përse po paguhen më pak aq sa nuk janë në gjendje të paguajnë as faturat e ilaçeve.
Skema e pensioneve në Shqipëri çdo vit shton kërkesën për para sepse nuk është në gjendje të mbledhë para për pensionistët. Ndërkohë puna në të zezë apo biznese me dy border vijojnë ende pothuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë. eksperti i ekonomisë Arbi Agalliu thotë se në 30 vite nuk u ndërmor asnjë reformë e suksesshme
Parashikimet tregojnë që pas disa vitesh në Shqipëri do ketë më shumë pensionistë se sa punonjës.
LEXO TE NGJASHME