Pse duhet të vaksinohen me detyrim studentët dhe mësuesit?

0.9rakacolli

Vendimi për mësuesit dhe nxënësit për tu vaksinuar me detyrim është marrë nga ministria e Arsimit. Ky vendim është në fuqi edhe në Francë. Zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se studentët kanë kërkuar që të ndjekin mësimet në auditore dhe për këtë arsye, për të shmangur një valë të re me rritje të rasteve të Covid, edhe me qarkullimin e variantit Delta, mësuesit dhe studentët duhet të jenë të vaksinuar për të mos rrezikuar.

E pyetur për skenarin e mësimit online, Rakacolli tha se janë të parashikuar të gjithë skenarët, por me fushatën e vaksinimit skenari i mësimit online nuk është i sugjeruar.

-Vendimi për mesuesit dhe nxënësit u mor nga Ministria e Arsimit. Do varemi prapë nga situata që jemi edhe me nisjen e vitit shkollor, pra a mund të ketë këtë vit mësim online?

Mira Rakacollli: Me strategjinë që kemi bërë i kemi parashikuar gjithë skenarët dhe natyrisht që momenti që jemi tani nuk e sugjeron të bëhet kalimi online. Prandaj u bë vaksinimi me detyrim që studentët të vazhdojnë mësimin fizikisht, sic e kanë kërkuar dhe është normale. Gjithçka varet vetëm nga shifrat dhe shifrat nuk i kontrollon vetëm shëndetësia, por bashkëpunimi i të gjithëve.

Ndërkaq tre katëgoritë për vaksinimin me detyrim janë stafet mjekësore, mësuesit dhe studentët.

Vendimi për to i sqaruar është ky:

- Vlerësohet që Shtatori, duke qenë muaj i hapur, të jetë periudha që të gjithë stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, të kryejnë vaksinimin dhe deri në datën 30 Shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentët pranë zyrave të përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.

- Pas kësaj date, për ata të cilët nuk e kanë, do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës. Një dokument i cili do të vlerësohet me përgjegjshmëri përveç mjekut dhe specialistit që e ka dhënë edhe nga specialisti i Institutit të Shëndetit Publik.

- Penaliteti për paraqitjen për marrjen e PCR në mënyrë periodike do të fillojë vetëm pas datës 30 shtator.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.