Kosova mbyll kufijtë edhe për qytetarët shqiptarë; Dokumentat që duhen për të kaluar kufirin

0.8kosova.rregulla

Dhjetëra qytetarë shqiptarë nuk u lejuan të hynin në Kosovë gjatë kësaj të hëne. Shkak për këtë janë masat e reja anti-Covid të njoftuara nga qeveria e Kosovës, rreth dy ditë më parë.

Policia në pikën e kalimit kufitar të Vermicës iu kërkoi qytetarëve certifikatën e vaksinës, vërtetimin e vaksinimit me të paktën një dozë ose testin PCR me rezultatin negativ ndaj virusit ose vërtetimin e shërimit nga virusi.

Në mungesë të këtyre dokumentacioneve ata do duhet të karantinoren për një javë. Situata krijoi radhë të gjata në pikën kufitare por edhe pakënaqësi nga ana e udhëtarëve shqiptarë. Disa prej tyre kanë folur me mediat duke thënë se meritojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë si qytetarët e Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri.

Pas shifrës rekord të viktimave nga Covidi, hyjnë në fuqi masat e reja në Kosovë
Disa prej tyre nuk ishin në dijeni të masave të vendosura, dhe kërkesave nga ana e autoriteteve të Kosovës dhe të tjerë që shprehën përkrahjen ndaj masave në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik.

Rregulli në fakt nuk është vetëm për qytetarët shqiptarë dhe të huaj. Por edhe për ata të Kosovës. Sipas rregullit të ri: Certifikatën e vaksinimit ose testin PCR duhet ta paraqesin edhe shtetasit e Kosovës që kthehen nga Shqipëria në Kosovë.

Situata me pritje e radhë të gjata u raportua gjatë paradites së sotme ndërsa thuhet se në orët e pasdites situata është normalizuar.

Rritja e numrit të rasteve me të infektuar me variantin Delta bëri që qeveria e Kosovës të imponojë edhe masa të tjera kufizimit. Mes tyre duke rikthyer orën policore nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, ndërsa veprimtaritë ekonomike funksionojnë deri në orën 21:30.

Deri në 13 shtator, për të hyrë në Kosovë, qytetarët duhet të posedojnë një prej dokumentave të mëposhtme:

Kosova vendos rregulla të reja për kalimin kufitar për shkak të situatës me COVID-19! Ja çfarë duhet të dini
-Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

-Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.

-Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.

-Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.