Rakacolli: Gjatë verës nuk janë zbatuar masat! Varianti delta prek edhe fëmijët

0.6rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka komentuar vendimin e sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të lënë në fuqi masat shtrënguese anti-COVID.

Rakacolli e cila është kryetarja e Komitetit, ka shpjeguar se vendimi është marrë për shkak se nuk kemi pasur rënie të numrit të rasteve të reja infektive, kryesisht për shkak të mosrespektimit të plotë të masave përgjatë sezonit turistik të verës, si dhe mbërritjes të variantit “delta” në vendin tonë.

"Masat merren në varësi të indikatorëve që janë numri i rasteve ditore i të shtruarve atyre që kanë nevojë për përkujdes intensiv. Një ndërthurje e tyre sugjeron nivel masash. Vetë prania e Deltas që është me infeksioz se të tjerat. Këto masa nuk janë zbatuar siç janë rekomanduar. Një nga masat më efikase është mbajtja e masave në ambiente të mbyllura. Nuk mbahen maskat. Jemi të ndërgjegjshëm se masën e pasur në fuqi të mbajtjes së maskës në ambient të mbyllur ka bërë që ne të kemi këtë lloj përkeqësimi situate. Me këtë nivel vaksinimi që kemi sot nëse këto masa do zbatohen si duhet situata do të mbetet e kontrolluar, nëse përkeqësohen do të ketë masa të tjera por janë në përputhje me përkeqësimet. Mbyllja varet nga shifrat. Ne jemi të përgjegjshëm të themi se nëse zbatohen këto masa padyshim që sdo kemi shtim të rasteve dhe përkeqësime të situatës epidemiologjike”- ka thënë Rakacolli, e cila ka shtuar se varianti i ri është i rrezikshëm edhe për fëmijët, teksa aktualisht ndodhen 7 minorenë të shtruar në spital në gjendje të rëndë për shkak të infektimit:

"Edhe fëmijët preken. Kemi pasur edhe fëmijë të prekur edhe nga simptoma të rënda. Kemi pasur një humbje jete nga dhjetori. Pastaj fëmijët që kanë qenë në gjendjet ë rëndë kanë shpëtuar. 7 fëmijë kanë nevojë për kujdes spitalor. Por sjanë në gjendje të rëndë”- ka shtuar mes të tjerash zv.ministrja e Shëndetësisë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.