Dje u raportuan 800 raste të reja me Covid-19/ Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat: Situata mund të kontrollohet

0.6mira rakacolli

Pavarësisht se një ditë më parë u raportuan 800 raste të reja me Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos ndryshojë masat duke theksuar se situata është nën kontroll.

Mira Rakacolli tha se duhet të respektohen me rigorozitet masat që janë në fuqi duke nisur nga përdorimi i maskës dhe distancimi social.

“Ka një rritje të rasteve të reja ditore, e reflektuar edhe në shtrimin e pacientëve në spitale. Arsyeja kryesore është varianti “Delta”. Vijon pandërprerë vaksinimi dhe padyshim ka bërë që situata të jetë e kontrolluar.

Kjo situatë epidemiologjike që është shoqëruar me një shtim të të shtruarve në spital. Tani duket dhe më e qartë që numri i të infektuarve në Shqipëri është i shtuar ndjeshëm. Ju sjell në vëmendje se numri i të infektuarve të pavaksinuar është 32 herë më shumë i të vaksinuarve. Nga ana tjetër, edhe ata që janë në forma të rënda dhe të shtruar në spitale, shumica janë të pavaksinuar. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i të shtruarve në spitale është ndjeshëm më i ulët. Vitin e kaluar kemi pasur të mbushur Covid 1 dhe mbi gjysmën e Covid 2. Kjo tregon që situata është më e kontrolluar dhe këtyre indikatorëve që i kemi analizuar sot i përgjigjet mirë niveli i masave që kemi në fuqi. Problem është zbatimi i tyre.

Situata mund të kontrollohet duke mbajtur të njëjtin nivel masash duke i zbatuar me rigorozitet. Ju rikujtoj masat në fuqi:

-Është detyrimi i mbajtjes së maskës në ambiente të mbyllura dhe në ato ambiente që nuk sigurohet distancimi social, si qendra tregtare, supermarkete dhe aeroporte që është vënë re mospërdorimi i maskave.

-Grumbullimet në ambientet e jashtme do të vazhdojnë deri në 50 persona duke respektuar distancimin social.

-Ora policore vijon të jetë nga 24:00 – 06:00 ndërsa muzika deri në 23.

-Vijojnë të lejohen aktivitetet e teatrove me kapacitet të reduktuar deri në 30%”, tha Mira Rakacolli.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.