Rritje e frikshme e shifrave/ MSH: 800 raste të reja me covid dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

0.3Urgjenca infektivi qsut 1100x620 1

Rritje e frikshme e rasteve me koronavirus është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit. 800 raste të reja, gati dyfishi i ditës së djeshme kur ishin 397 raste pozitive, u testuan gjatë kësaj fashe orare. Po ashtu edhe dy pacientë kanë humbur betejën me covid, duke e çuar në 2,480 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Janë kryer 5018 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 800 qytetarë, në këto bashki: 160 raste në Tiranë, 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Gramsh, nga 9 raste në Kukës, Krujë, Gjirokastër, 8 në Kurbin, nga 6 raste në Korçë, Pogradec, nga 5 raste ne Peqin, Mat, nga 4 raste në Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, nga 3 raste në Kuçovë, Përmet, Himarë, Divjakë, Roskovec, Has, nga 2 raste në Mirditë, Vorë, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Librazhd, Prrenjas, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Patos, Dibër, Rrogozhinë.

Aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë: një qytetar 62 vjeç nga Lezha dhe një qytetar 72 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (24 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 800
Të shëruar në 24 orë 157
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5018

Testime totale 1,005,541
Raste pozitive 140,521
Raste të shëruara 131,608
Raste Aktive 6433
Humbje jete 2,480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2441
Shkodër 1079
Vlorë 600
Fier 525
Durrës 415
Lezhë 320
Elbasan 304
Berat 241
Gjirokastër 195
Korçë 150
Kukës 93
Dibër 70

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.