Freskohet moti, të enjten priten shira dhe stuhi në të gjithë vendin
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë ku priten rënie e temperaturave.
E mërkurë, 25 gusht 2021
Moti do të jetë me me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën Veri-perëndimore dhe zonat Veri-lindore. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 17/29°C
Zona e ulët 18/34°C
Zona bregdetare 21/31 °C
Kosova, e mërkurë, 25 gusht 2021
Moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu me stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 17°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 32°C.
E enjte, 26 gusht 2021
Moti do të jetë me me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 17/28°C
Zona e ulët 18/31°C
Zona bregdetare 21/29 °C/RTSH
LEXO TE NGJASHME