Të mërkurën nis rënia e temperaturave

0.3moti.kohaaaa

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmoferik  ku pritet mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme në vednin tonë.

E martë, 24 gusht 2021

Moti do të jetë me diell dhe vranësira kalimtare në zonën perëndimore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.    

Temperaturat:

Zona malore     16/33°C
Zona e ulët         15/36°C
Zona bregdetare  20/33 °C

Kosova, e martë, 24 gusht 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me  drejtim Veri-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 14°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 35°C .

E mërkurë, 25 gusht 2021

Moti do të jetë me me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën Veri-perëndimore dhe zonat Veri-lindore.  Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi deri në -8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.    

Temperaturat:

Zona malore     17/31°C
Zona e ulët         18/33°C
Zona bregdetare  21/32 °C/Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.