Virusi nuk “pyet” për vaksinën; Varianti Delta prek edhe ata që kanë marrë dy doza
Edhe pse numri i të vaksinuarve në botë është gjithnje e me i lartë,infektimet ditore me koronavirus edhe numri i viktimave janë në rritje. Ky fenomen ka shqetësuar shkencëtarët në mbarë botën të citët vejnë në dyshim mbrojtjen e qe ofrojnwevaksina ndaj varianteve te reja.
Në studmin e fundit të kryer nga një virologe ne Universitetin e wisconsin edhe nga një mikrobiologe në Universitetin e Kembrixhit rezulton se varianti i fundit “Delta” është në gjendje të infektoje të vaksinuarit në të njëjtën shkallë sikur ata të mos ishin injektuar as me një dozë të vetme.
Sipas studimit ata mund të transmetojnë koronavirusin dhe të infektojnë të tjerët me të njejën shpejtësi.
Ndërkohë Bitania e Madhe ka vendosur një mënyrë tjetër për të analizuar fuqinë e antitrupave pas infektimit me koronavirus. Nga e marta, qëveria do të vendos në funksion testet e antitrupave ku cdo person mbi 18 vjec që do të rezultojë pozitiv do ti jepen 2 teste për antitrupat.
Analiza e parë do të kryehet në ditët e para të infektimit në mënyrë qe trupi nuk do të ketë kohë për të gjeneruar një përgjigje të shpejte të antitrupave ndërsa testi i dytë do të merret 28 ditë më vonë dhe do të mase antitrupat e gjeneruar në përgjigje të infeksionit.
Autoritetet britanikë u shprehen se me kete metode ata do të fitojnë më shumë njohuri mbi ndikimin e programit të vaksinimit dhe përgjigjet imune ndaj varianteve të ndryshme.
Ndërkohë kompanitë farmaceutike po kerkojnë një mënyre tjetër për të luftuar virusin. AstraZeneca ka prodhuar një ilaç të antitrupave që zvogëlon ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të simptomave të COVID-19.
Studimi klinik i fazës 3 tregoi se ilaçi, një kombinim i dy antitrupave me veprim të gjatë, ishte në gjendje të reduktojw simptomat me 77 përqind./
LEXO TE NGJASHME