Ditën e enjte, në vend sërish do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqendrueshme në mesditë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta e mesatare, të cilat do të marrin zhvillim kryesisht në lindje e juglindje.


















