Një stuhi e fortë po godet Europën ditët e fundit duke marrë edhe jetë njerëzish, por nuk pritet të mbërrijë në Shqipëri. Sinoptikania e MetoAlb, Ladja Porja tha se nuk ka vend për panik sepse Shqipëria është në periferi të kësaj stuhie. Por sipas saj problematike pritet fundjava ndërsa reshjet do të jenë prezente edhe javën e ardhshme.


















