Tre qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.Ndërkohë numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm. Ministria e Shëndetësisë raporton 278 raste të reja nga 645 testime të kryera në total.
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Tre qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.Ndërkohë numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm. Ministria e Shëndetësisë raporton 278 raste të reja nga 645 testime të kryera në total.
Gjendet Ersida Dyrmishi, nëna e dy fëmijëve nga Durrësi, e cila ishte zhdukur prej 9 ditësh dhe po kërkohej nga familjarët e saj. 30-vjeçarja ishte marrë peng dhe ka deklaruar në polici se po mbahej pa dëshirën e saj nga një person i quajtur Marius Musaku nga Lushnja.
Qeveria ka vendosur ta shtyje për në shtator paketën e dytë të ndihmës financiare për familjet në nevojë. Ministria e Financave nuk e rishikoi buxhetin, duke i lënë mijëra familje në nëvojë dhe pensionistë pa bonusin prej 3 mijë lekësh gjatë muajve të verës .Fondi Monetar Ndërkombëtar por edhe Banka e Shqipërisë rekomandojnë mbështetjen sa më të shpejtë të shtresave më në nevojë.
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 56-vjeçar gjeti vdekjen pasi u qëllua me grushte nga fqinji.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 51-vjeçar i identifikuar si Alban Meneri ka vrarë fqinjin pas një sherri për motive të dobëta.