Horoskopi i dites se Shtune 31 Mars 2018!
DASHI: (20 Mars – 20 Prill)
Mundohuni te jeni me te matur me fjalet sot ju te dashuruarit dhe do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur me pare. Toleranca dhe mirekuptimi jane gjithmone menyrat me te mira per te arritur harmonine. Beqaret nuk do kene nje dite me shume fat keshtu qe duhet te bejne edhe pak durim. Ne planin financiar do jeni me te pergjegjshem dhe nuk do hidhni hapa te gabuara.
DEMI: (20 Prill – 21 Maj )
Humori i atyre qe kane nje lidhje do jete i paqendrueshem sot keshtu qe ne shume momente kane per te pasur edhe debate te forta. Beqaret do njihen me persona mjaft interesante, por nuk duhet te hedhin menjehere hapa pa u bindur plotesisht se ata jane te duhurit. Ekuilibri financiar do pesoje tronditje te vogla, megjithate ne pergjithesi gjendja do jete e kenaqshme.
BINJAKET: (21 Maj – 21 Qershor)
Sot nuk do ndodhin aspak probleme ne jeten tuaj ne cift. Cdo cast do jete i bukur dhe i mbushur me emocione te vecanta. Momentet intime do shumefishohen. Beqaret nga ana tjeter do kene disa takime interesante dhe do joshin ashtu si vetem ata dine. Ne planin financiar eshte momenti i duhur per te marre masa me strikte ne menyre qe gjendja te jete edhe me pas e mire.
GAFORRJA: (21 Qershor – 22 Korrik)
Pasioni do rizgjohet serish gjate kesaj dite dhe do perjetoni emocione akoma me te fuqishme prane atij qe dashuroni. Askush dhe asgje nuk do ua largoje dot buzeqeshjen nga fytyra. Beqaret do dine si te flirtojne dhe si t’i shprehin pelqimet e tyre. Dita e sotme do jete me shume fat. Ne planin financiar nuk do keni shume fat, megjithate duke ulur shpenzimet gjendja do mbetet serish e mire.
LUANI: (22 Korrik – 22 Gusht)
Fale ndikimit shume pozitiv te Uranit, jeta juaj ne cift do jete e mbushur me caste te lumtura sot. Shkelqimi, begatia dhe castet e ngrohta do jene mbizoteruese gjithe kohes. Beqaret do kene nje takim vertet te rendesishem, por jo te gjithe do guxojne te hedhin menjehere hapa. Buxhetin do dini ta menaxhoni me perpikmeri, megjithate gjendja ende do lere per te deshiruar.
VIRGJERESHA: (22 Gusht – 23 Shtator)
Dite shume e kenaqshme ka per te qene kjo e sotmja per te dashuruarit. Me partnerin nuk do keni as problemin me te vogel dhe buzeqeshja do mbizoteroje gjithe kohes. Beqaret ka mundesi qe te realizojne disa nga takimet me te bukura dhe mund ta ndryshojne edhe statusin. Ne planin financiar do jeni shume me te logjikshem dhe do arrini ta mbani situaten nen kontroll.
PESHORJA: (23 Shtator – 23 Tetor)
Dite shume e zakonshme ka per te qene kjo e sotmja per te dashuruarit. Nuk do kene as probleme, por as ndjesi shume te forta. Beqaret do enderrojne me shume sesa duhet dhe do lendohen ne momentin qe endrrat nuk do ju realizohen dot. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ju ndihmoje te vendosni rregull dhe ekuiliber. Do ndiheni shume me te qete edhe kur te shpenzoni.
AKREPI: (23 Tetor – 22 Nentor)
Partneri do pergatise surpriza te njepasnjeshme sot per ju dhe do ju beje te harroni te gjitha problemet qe keni kaluar. Nuk do mungoje as kerkesa per falje. Beqaret nga ana tjeter do fiksohen pas dikujt dhe mund te bejne edhe gjera qe nuk i kishin menduar kurre per te arritur ate qe duan. Me menaxhimin e financave duhet pafundesisht kujdes sepse cdo gabim i vogel mund te shkaterroje gjithcka.
SHIGJETARI: (22 Nentor – 21 Dhjetor)
Sot do beni te pamunduren ju te dashuruarit qe ta beni marredhenien ne cift sa me romantike dhe me emocionuese. Para partnerit nuk do vendosni asgje tjeter. Beqaret do preferojne te njohin sa me shume persona, por pa hedhur asnje lloj hapi me tej. Saturni do ndikoje pozitivisht tek sektori i financave. Ai do ju nxite madje ta kontrolloni akoma me shume veten kur te shpenzoni.
BRICJAPI: (21 Dhjetor–20 Janar)
Jeta juaj ne cift do jete pergjithesisht e qendrueshme sot. Do diskutoni qetesisht me partnerin per disa tema qe me pare ju kane shqetesuar dhe do gjeni zgjidhje. Beqaret ka mundesi te bien ne dashuri me nje person dhe pasioni nuk do ndizet thjesht si nje fije kashte. Buxheti do jete goxha i mire. Sot mund te nenshkruhen edhe kontrata qe neser do sjellin permiresime akoma me te medha.
UJORI: (20 Janar–18 Shkurt)
Te dashuruarit do kene nje dite te zymte. Debatet do jene te shpeshta dhe mund te preken tema shume te nxehta. Beqaret do jene shume realiste dhe nuk do merziten edhe sikur te mos e gjejne ate qe kane enderruar gjithmone. Ne planin financiar fati do jete gjate gjithe kohes me ju. Situata do kete aq shume permiresime saqe mund ta kryeni pa frike edhe ndonje shpenzim per qejfin tuaj.
PESHQIT: (18 Shkurt–20 Mars)
Te dashuruarit duhet ta mbajne ne pellembe te dores ate qe pelqejne pasi ne te kundert dikush tjeter mund t’ua “rrembeje” ate pergjithmone. Beqaret me ne fund do kene dashuri me shikim te pare dhe e gjithe bota do ju duket me e bukur nga me pare. Cdo cast ka per te qene fantastik per ta. Nese shpenzimet i kryeni gjithmone te kontrolluara, gjendja financiare ka per te qene e kenaqshme.
LEXO TE NGJASHME