Pamjet e VRASJES së Martinit, avokati i familjes Cani tregon detajet

 640 0 68482d00281eb

Avokati i familjes së Martin Canit, Redi Ramaj ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live”.

Teksa ka komentuar pamjet e publikuara nga momenti i ngjarjes, avokati tha se kjo video ka qenë në dorë të prokurorisë dhe të trupës gjykuese që prej fillimit të procesit, ndërsa është publikuar në media vetëm tani, për shkak se çështja po mbahet sekret nga gjykata.

Sipas avokatit, prindërit e Martinit të ndjerë, e kanë parë këtë video që në momentin kur Prokuroria ka mbyllur hetimet.

”U bë disa kohë që palët në procesin gjyqësor e kanë patur në dispozicion videon. Çështja tashmë ka dalë në media. Pjesa kryesore e videos lidhet me momentin e hyrjes apo daljes së fëmijëve nga vendngjarja. Pamjet i ka patur Prokuroria.

Duhet që publiku të informohet mbi këtë ngjarje. Kam kërkuar që çështja të behej me dyer të hapura, edhe pse gjykata e mban ende të mbyllur. Materialet e para janë publikuar në media kur ndodhi ngjarja dhe media kanë bërë punë e tyre fatmirësisht.

Në video dallohet arma e krimit dhe lëvizjet e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Kjo video ka ndihmuar të gjitha palët e përfshira në këtë proces. Në dijeninë time familjarët e kanë parë këtë video në momentin që janë mbyllur hetimet.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.