Po vizitonte Butrintin, humb jetën në rrethana të paqarta turisti i huaj

 640 0 684975dc75630

Një ngjarje e rëndë raportohet të këtë ndodhur mesditën e sotme në zonën e Butrintit teksa një turist ka humbur jetën ende në rrethana të paqarta.

Turisti ka qenë pjesë e një grupi të huajsh të cilët kishin shkruar për të vizituar ditën e sotme Butrintin teksa nuk është ndjerë mirë dhe se është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Rrugës për në qendrën shëndetësore, gjendja shëndetësore e turistit të huaj është përkeqësuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas dyshimeve paraprake, turisti ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak që mund të jetë shkaktuar nga temperaturat e larta.

Sakaq, trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës ndërsa do të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë mjeko – ligjore.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.