HOROSKOPI I DITES SE MARTE 20 MARS 2018
DASHI : (20 Mars – 20 Prill)
Tregohuni sa me te sinqerte me partnerin tuaj sot dhe mos i mbani asnje te fshehte nese doni qe marredhenia te ece sa me mire. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete, perkundrazi ata duhet te tregohen me te hapur dhe te njihen me sa me shume persona. Buxhetin do dini si ta mbani gjithe kohes te stabilizuar. Mund te beni edhe sakrifica vetem per t’ia dale mbane.
DEMI : (20 Prill – 21 Maj )
Fale ndikimit pozitiv te planeteve nuk do keni as probleme dhe as veshtiresi ne jeten tuaj ne cift. Gjithcka do ece si cdo dite. Beqaret do marrin disa propozime te vecanta nga te cilat duhet te perfitojne sa te mundin. Dashuria do linde pak nga pak. Ne planin financiar nuk do kete as probleme te medha, por as permiresime te dukshme. Mundohuni te ruani ekuilibrin.
BINJAKET : (21 Maj – 21 Qershor)
Do jeni ne humor shume te mire sot juve qe jeni ne nje lidhje dhe do ja falni partnerit disa gabime qe ka bere. Mbremja do jete edhe me pasionante. Beqaret duhet te perfitojne sa te mundin nga cdo lloj ftese qe do ju behet dhe do e ndryshojne statusin. Ne planin financiar nuk do arrini dot te vendosni qendrueshmerine dhe nuk do arrini dot te kryeni shpenzimet e nevojshme.
GAFORRJA : (21 Qershor – 22 Korrik)
Klima ne cift do ngrohet mjaft gjate kesaj dite. Ne disa momente pasioni do rindizet dhe do kaloni momente te zjarrta me partnerin. Venusi do ndikoje pozitivisht tek jeta e beqareve. Do jeni me te hapur ndaj eksperiencave te reja. Ne planin financiar cdo gje do ndodhe si me magji. Jo vetem qe te gjitha problemet do rregullohen, por do kete edhe permiresime.
LUANI : (22 Korrik – 22 Gusht)
Ciftet do kene nje dite te tejmbushur me diskutime sot. Do filloni te mendoni me teper per te ardhmen dhe do beni projekte afatgjata. Te dy do jeni te gatshem te ndermerrni iniciativa dhe te provoni. Beqaret nuk do kene asgje me teper se disa njohje te reja. Financat do jene goxha te stabilizuara dhe kjo do iu qetesoje pa mase. Mund ta blini ate qe keni menduar.
VIRGJERESHA : (22 Gusht – 23 Shtator)
Te dashuruarit nuk duhet te tregohen impulsive sepse do bejne gabime te pandreqshme dhe do vuajne tej mase. Ju beqaret do lodheni pak sot, por ne fund do e gjeni personin qe do ju pershtatet ne cdo pike dhe do filloni me te nje lidhje afatgjate. Ne planin financiar do ndermerrni shume rreziqe vetem per ta stabilizuar situaten dhe shume shpejt cdo gje do shkoje me mire.
PESHORJA : (23 Shtator – 23 Tetor)
Edhe njehere tjeter duhet te tregoheni vigjilente ne jeten tuaj ne cift dhe mos hidhni hapa te nxituara. Mos ia vini re partnerit disa kritika qe do iu beje sepse do i thote pa u menduar. Dite e qete dhe pa takime kjo e sotmja per beqaret. Shfrytezojeni per te qendruar me miqte. Ne planin financiar do mbizoteroje gjithe kohes ekuilibri. Shpenzimet bejini me kursim.
AKREPI : (23 Tetor – 22 Nëntor)
Ka rrezik qe sot monotonia dhe trishtimi ta pushtojne lidhjen tuaj. Do benit mire te mos e humbnit komunikimin ne cift dhe te mos merrnit vendime te nxituara. Urani do jete planeti qe do favorizoje takimet sentimentale gjate kesaj dite dhe do ua beje beqareve diten me te bukur. Perfitoni sa me shume qe te mundni. Perspektivat financiare jane te shkelqyera.
SHIGJETARI : (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Dite mjaft premtuese do jete kjo e sotmja per ata qe jane ne nje lidhje. Disa nga endrrat me te bukura do ju plotesohen dhe do jeni me te qete. Beqaret do marrin propozime rreqethese te cilat nuk do mund t’i refuzojne dot. Ne planin financiar mos kryeni shpenzime te ekzagjeruar nese nuk doni qe gjendja te kete probleme serioze. Qendroni me kembe ne toke.
BRICJAPI : (21 Dhjetor – 20 Janar)
Marredhenia ne cift do kete permiresime te vogla sot, por serish jo cdo gje do shkoje si e keni enderruar. Duhet te prisni edhe disa kohe qe gjithcka te lulezoje. Beqaret do kerkojne gjera te pamundura dhe kane per te mbetur serish te vetmuar. Ne planin financiar do dini si te silleni me parate qe do keni dhe situata do vije duke u permiresuar. Do i shlyeni edhe disa borxhe.
UJORI : (20 Janar – 18 Shkurt)
Mos mendoni te filloni nje aventure sot sepse kjo do e shkaterronte menjehere ate qe keni ndertuar ne cift. Nese kerkoni risi flisni me partnerin dhe ai do ua plotesoje deshirat. Beqaret do ja kalojne mire edhe vetem dhe nuk do merziten aspak. Financat do jene me te stabilizuara se me pare. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonje shpenzim te vogel.
PESHQIT : (18 Shkurt – 20 Mars)
Do keni shume nevoje per partnerin tuaj gjate kesaj dite dhe do kerkoni ta mbani prane gjithe kohes ate. Edhe ai ne fakt, pavaresisht ngarkeses ne pune dhe angazhimeve, do ju beje te ndiheni mire. Beqaret do jene te paperqendruar dhe nuk do perfitojne nga ftesat qe do ju behen. Ne planin financiar cdo gje do stabilizohet edhe dikur te merrni shume pak masa.
LEXO TE NGJASHME