Produktet menstruale do të jenë falas në institucionet publike në Skoci, kur ligji i parë i tillë në botë të hyjë në fuqi në fund të gushtit, raportoi CNN. Projektligji për Produktet Menstruale u propozua nga Monica Lennon nga laburistët dhe u mbështet unanimisht nga Parlamenti Skocez në vitin 2020.


















