Italia ka regjistruar rastin e parë të një pacienti që është njëkohësisht pozitiv me koronavirus, linë majmunit dhe HIV. Bëhet fjalë për një 36-vjeçar, i cili nëntë ditë pas kthimit nga pushimet në Spanjë, ka shfaqur temperaturë, dhimbje koke, dhimbje fyti, inflamacion në ijë dhe është ndjerë i lodhur.


















