Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi sot vaksinën indiane kundër COVID-19, Covovax. Kjo vaksinë “prodhohet nga Instituti i Serumit të Indisë me licencë nga Novavax dhe është pjesë e portofolit të Covax (Sistemi Ndërkombëtar i Shpërndarjes së Vaksinave Covid), i cili do të rrisë përpjekjet për të vaksinuar më shumë njerëz në vendet me të ardhura të ulëta” nënvizoi OBSH.


















