Studiuesit kanë ardhur në përfundim se rreth gjashtë për qind e femrave ose pak më shumë se një në njëzet prej tyre, vuajnë nga kokëdhimbja për të paktën gjysmë dite në muaj, krahasuar me 2.9 për qind të meshkujve. Hulumtimi i tyre në shkallë globale për dhimbjen e kokës, gjithashtu arriti në përfundimin se femrat kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga migrena sesa meshkujt.


















