Ora 11:11? Ja çfarë domethënie ka
Teoritë
Qarkullojnë teori të ndryshme, që shpjegojnë se çfarë është ky fenomen. Më e zakonshmja thotë se kur shihni këto numra, duhet të shprehni një dëshirë dhe kjo dëshirë do të realizohet.
Disa të tjerë pohojnë se kur shihni këtë numër (11), do të thotë se në jetën tuaj po hapet një dritare dhe ju duhet të kërkoni udhëzimin e 'engjëjve' tuaj për të gjetur çfarë është rezervuar.
Teori të tjera pohojnë se diçka e rëndësishme ndodh në momentin që ju shihni rastësisht këtë orë. Ajo që duhet të bëni është ti kushtoni vëmendje gjërave që ndodhin në mjedisin ku jeni. Ndaloni dhe njihuni me domethënien e çastit!
Sipas mendimit të tjerëve, kur shihni 11:11, qoftë në një orë, një targë, llogarinë tuaj bankare, apo kudo tjetër, është një shenjë e vogël që tregon se jeni me fat. Sipas numerologjisë, numri 11 posedon cilësitë e durimit, ndershmërisë, spiritualitetit, ndjeshmërisë, intuitës dhe idealizmit.
LEXO TE NGJASHME