Basha takon Hahn: kembengul tek qeveria teknike

00.9basha hahn894651320

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me Komisionerin e Zgjerimit, Hahn, në vijim të punimeve të kongresit të PPE në Maltë, 
Gjatë takimit me komisionerin për Zgjerimin, Basha u ndal në zhvillimet politike në vend, ku theksoi se e "vetmja rrugëdalje nga kriza, është krijimi i një qeverie teknike që do të krijonte kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar krimin, drogën, paratë e pista që janë kërcënim i hapur ndaj votës së lirë, kjo e provuar në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në këto 4 vite me qeverinë Rama".
 
Po ashtu, sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të PD, Basha në takimin me Hahn theksoi se "qeveria teknike do të kishte mbështetjen e plotë politike për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi sipas ndryshimeve kushtetuese konsensuale të 22 korrikut".
 
Gjithashtu, Basha takoi edhe kreun e Parlamentit Europian Antonio Tajani, ndërsa nënvizoi rëndësinë që ka për të ardhmen dhe stabilitetin e vendit garantimi i  standardeve për zgjedhjet.
 
Basha u shpreh se në kushtet aktuale të krimit, drogës dhe parave të narkotrafikut me lidhje qeveritare, nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.
 
Në takimin me nënkryetarin e grupit parlamentar CDU-CSU, Friedrih, sipas njoftimit të PD u bisedua për gjendjen e rëndë të kriminalitetit në vend dhe daljen jashtë kontrollit të drogës e trafikut të saj, sipas dhe raporteve të fundit të Europol dhe Departamentit amerikan të Shtetit.
 
'Në këto rrethana, kur qeveria është bërë palë me krimin, zgjedhjet janë të rrezikuara', tha Basha.
 
Në të gjitha takimet, kryetari i opozitës ka theksuar se beteja në Tiranë bëhet për standardet dhe vlerat e Europes dhe Bashkimit Europian, ne themel të së cilave janë zgjedhjet e lira e të ndershme.  

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.