Nishani respekton Kushtetuten, dekreton Xhafajn

0.2bujarnishani

Presidenti Bujar Nishani nuk e pengoi emërimin e Fatmir Xhafajt në krye të ministrisë së Brendshme. Presidenti i qëndroi besnik Kushtetutës, edhe pse, vlerësimi tij për ministrin e propozuar ishte negativ.

“Në vlerësimin tim kandidatura e ministrit te brendshëm është e papërshtatshme, por Kushtetuta nuk ia jep të drejtë Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër”, u shpreh Kreu i Shtetit. 

Bujar Nishani u tregua i drejtpërdrejtë, kur tha se çfarë do të bënte, nëse do të kishte kompetencë të plotë. 

“Në rast se Kushtetuta e vendit do t’ia njihte të drejtën Presidentit, unë do ta refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm”, tha ai. 

Nishani, i cili nuk mori përsipër të krijojë një krize institucionale, ia kaloi parlamentit përgjegjësinë për të miratuar apo jo dekretimin për emërimin e ministrit të Brendshëm. Për këto dy institucione presidenti ka një porosi publike. 

“Prioriteti i parë që duhet të kërkojë Parlamenti nga qeveria dhe Ministria është depolitizimi i policisë për të nisur pastaj luftën e suksesshme ndaj fenomeneve që mund të kërcënojnë procesin zgjedhor”, u shpreh Nishani.

Presidenti u tregua shumë i kujdesshëm për të mos mbajtur anë politike në situatën delikate të krijuar në vend. Këtë e bëri edhe kur u pyet për qëndrimin e tij mbi kërkesën e opozitës për qeverinë teknike.

Një çështje që sipas tij zgjidhet vetëm me dialog mes partive. “Ajo që unë do t’i bëja thirrje të gjithë aktorëve politikë është të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe për të mos e kaluar vendin në një situatë krize politike”, theksoi Nishani.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.