Dita e Veres, Basha "braktis" cadren, zhvendoset ne Elbasan

0.9Basha

 Kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur qe diten e sotme te mos e kaloje ne cader per te protestuar por eshte zhvendosur  ne Elbasan per te festuar diten e veres.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela Basha, kryedemokrati ka vizituar një panair librash e produktesh tradicionale të qytetit të Elbasanit si dhe është takuar me qytetarë të shumtë.

Edhe këtë ditë Basha e ka shfrytëzuar për t'u bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen së bashku për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai e ka cilësuar Ditën e Verës si një ditë shprese për gjithë vendin.
 
" Dita e verës shpresë për mbarë shqiptarët për kohe më të mira që po vijnë. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira #RepublikaeRe" shkruan Basha në Facebook. 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.