Bushati: integrimi varet nga reforma në drejtesi, e thote troc BE-ja
Permes nje statusi ne Facebook ka mirepritur rikonfirmimin e KE-se ne lidhje me integrimin e vendeve te Ballkanit Perendimor.
“Këshilli Europian rikonfirmon qartazi perspektivën europiane të rajonit tonë dhe thekson rëndësinë e përparimit në rrugën e reformave. Mirëpresim fokusin ndaj Ballkanit Perëndimor si një rajon jetik për BE-në dhe sigurinë kolektive dhe vëmendjen e përqëndruar të shteteve anëtare, që evidenton vlerën e shtuar të rajonit për familjen europiane” shkruan Bushati.
Po sipas tij theksi vihet tek vazhdimi me vendosmëri i reformave, duke kërkuar nga opozita që të heqë dorë nga çadra e t'i hapet rruga jetësimit të një reforme thelbësore për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
“BE po e thotë çdo ditë troç se hapi i ardhshëm i Shqipërisë - hapja e negociatave - varet nga zbatimi i reformës së sistemit të drejtësisë, në veçanti zbatimi i procesit të vettingut. Është koha që të hiqet dorë nga loja me lufta nga çadra e t'i hapet rruga jetësimit të një reforme thelbësore për demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, shkruan ndër të tjera Bushati.
Statusin e tij Bushati e mbyll me kërkesën për të krijuar sa më parë organet e vettingut, çka do të t’i jepte edhe një sinjal partnerëve për vullnetin për të vendosur sundimin e ligjit në vend.
“Krijimi i organeve të vettingut nga Kuvendi do t'i jepte një sinjal të qartë partnerëve tanë europiane mbi vullnetin tonë për të vendosur sundimin e ligjit në vend. Interesi kombëtar e bën edhe më urgjente këtë hap në këtë kohë të trazuar në rajon. #PunëJoBroçkulla”, shkruan Bushati.
LEXO TE NGJASHME