Gjermania ofron mbeshtetje, Gabriel: Reformat te vazhdojne

0000000000000000000000000000000000000000000000000ama gabriel

 

Kryeministri Edi Rama eshte takuar me ministrin e Jashtëm te Gjermanise, Sigmar Gabriel. Kryediplomati gjerman theksoi  faktin se Shqiperia ka mundesine e madhe historike t’i bashkohet BE-se.

Gabriel është shprehur se reformat nuk janë të thjeshta në prag të proceseve zgjedhore, por shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE.

“Në prag të proceseve zgjedhore, reformat nuk janë të thjeshta. Shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE. Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet BE. Europa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe fqinjët e saj për paqen e stabilitetin. Për këtë, ju jeni një garant”, është shprehur z. Gabriel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Gjermanisë, sidomos për reformën në drejtësi.

“Falë mbështetjes jemi në një proces shumë të avancuar. Shpresojmë të jemi në lartësinë e sfidës për të filluar zbatimin e reformës me vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve. Shqipëria, partner shumë i angazhuar për këtë marrëdhënie kaq të veçantë të Gjermanisë me rajonin”, ka thënë z. Rama.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.