Vendimi më i ri i Kushtetueses, ankimimi për statusin e gjyqtarëve në Tiranë

000.1 gjyqtaret 960x401 752

Ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca për ankimimin e Unionit të Gjyqtarëve dhe Shoqatës Kombëtare të Gjyqtareve për ligjin e statusit të gjyqtarit. Ndërkohë mësohet se trupi gjykues është tërhequr për vendim.
Ata kërkojnë pezullim dhe shfuqizim të ligjit në fjalë,pasi sipas tyre është antikushtetues dhe madje cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe shkel standardet e përcaktuara nga Komisioni i Venecias.
Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gert Hoxha, u shpreh: “Në 12 prill, Këshilli i Lartë i Drejtësisë përfundon funksionimin sipas disa dispozitave ligjore të ligjit për statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve dhe atij për organizimin e funksionimin e organëve të qeverisjes së gjyqësorit. Kjo gjë bie në kundershtim flagrant me nenin 179 të të Kushtetutës”.
Pika e parë e kërkesës ishte pezullimi i ligjit derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet ne lidhje me kërkesën. Gjykata vendosi të shprehet pasi të dëgjojë parashtrimet e palëve.
Përfaqësuesja e Kuvendit, Vasilika Hysi, kërkoi kohë të njihet me kërkesat, por gjykata rrëzoi kërkesën.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.