Nis shfuqizimi i 'Obamacare' - Republikanet prezantojne planin per kujdesin shendetesor

 

000 11 2198910

 

Ashtu sikurse kishte premtuar edhe gjate fushates, Presidenti Trump ka nisur perpjekjet konkrete per shfuqizimin e Obamacare, ligjit per kujdesin shendetesor, te miratuar gjate administrates se paraardhesit te tij, Barak Obama. Republikanet e Kongresit kane hartuar planin zevendues te platformes aktuale, e cila do te diskutohet shume shpejt per te kaluar me pas ne procesin e votimit. Legjislacioni i prezantuar se fundmi eshte kritikuar nga demokratet, te cilet shprehen se me kete platforme, 30 milione qytetare do te humbasin kudjesin shendetesor.

 Republikanet e Dhomes se Perfaqesuesve ne Kongresin Amerikan kane paraqitur planin e shume-pritur per te shfuqizuar ligjin per kujdesin shendetesor te miratuar gjate administrates se Presidentit Barak Obama, i cili njihet si Obamacare.

Legjislacioni i propozuar parashikon nje sere ndryshimesh thelbesore, i cili eshte kritikuar menjehere nga demokratet.

Keta te fundit jane shprehur se shfuqizimi i Obamacare do te beje qe me shume se 30 milione qytetare amerikane te humbasin kujdesin shendetesor.

Ata shtojne se ndryshimet e legjislacionit aktual do te favorizojne gjithashtu rritjen e cmimit te medikamenteve.

Megjithate, nuk jane te te njejtit mendim republikanet. Sipas tyre, Obamacare ka qene nje projekt i gabuar dhe se ka nevoje te shfuqizohet menjehere.

Ndryshimet qe do te vijne nga projekti i konservatoreve amerikane pritet te reduktojne ndjeshem rolin e qeverise ne sigurimet shoqerore.

Aktualisht republikanet kane shumicen ne te dyja dhomat e Kongresit Amerikan, gje qe mund te lehtesoje votimin.

Megjithate, mes tyre ka nje sere qendrimesh te ndryshme sa i perket pikave qe duhet te tjetersohen nga plani aktual, Obamacare.

Pavaresisht, mosmarreveshjeve per ceshtje te caktuara, ekspertet shprehen se ndryshimet ne legjislacion do te behen te mundura.

Obamacare, nje prej platformave me te medha qe ndermori ish-Presidenti i Shteteve te Bashkuara, beri qe 20 milione persona me shume te kishin akses ne sigurimet shendetesore.

 Ky numer, natyrisht qe pritet te reduktohet me ndryshimin e politikave nga administrata e Presidentit aktual, Donald Trump.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.